Raiola takon drejtuesit, përgatit rikthimin e bujshëm të Balotelli në Itali

Futboll

Raiola takon drejtuesit, përgatit rikthimin e bujshëm të Balotelli në Itali

Më: 26 maj 2018 Në ora: 17:49
Mario Balotelli dhe Mino Raiola

“Thashethemi” është nga ato më të bujshmit dhe ka të bëj me Mario Balotelli, i rilindur te Nice dhe i grumbulluar në kombëtaren italiane nga trajneri i ri Roberto Mancini. Sulmuesi po ndiqet nga disa ekipe në Itali, Roma dhe Napoli mbi të gjithë dhe nga disa ekipe në Premier League, ku më parë ka luajtur me City dhe Liverpool, sepse të gjithë janë të tërhequr nga fakti se mund ta marrin gratis. Por në orët e fundit është i bujshëm interesimi i Parma.

Klubi emilian, i rikthyer në Serie A, ka pasur një takim me menaxherin e lojtarit Mino Raiola. Ky i fundit i ka thënë drejtorit teknik Daniele Faggiano, se Balotelli është i interesuar të shkojë në “Tardini” dhe problemi i vetëm për momentin mbetet paga e tij.

Duke qenë se është një lojtar me parametër zero, “SuperMario” kërkon rreth 5 milionë euro në sezon, me sforcon më të madhe, Parma mund të arrijë deri në 3 milionë euro ofertë. Gjithsesi, bisedimet kanë nisur dhe “Gazzetta di Parma” shkruan se Balotelli mund të jetë idhulli i ri i tifozëve të një ekipi që pas katër vitesh është kryer në elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat