Talenti i madh kroat zbarkon në Itali për vizitat mjekësore

Futboll

Talenti i madh kroat zbarkon në Itali për vizitat mjekësore

Më: 26 maj 2018 Në ora: 19:22
Talenti i madh kroat zbarkon në Itali për vizitat mjekësore

Ante Coric ka mbërritur në Itali për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore me Roma-n dhe për të finalizuar transferimin nga Dinamo Zagreb për 7 milionë euro plus bonuse.

21-vjeçari ka luajtur tri ndeshje me përfaqësuesen e tij dhe në të shkuarën është përfolur për një kalim te Liverpool, Arsenal dhe Manchester City.

Coric është fotografuar në aeroportin Fiumincino të Romës gjatë pasdites së shtunë.

Ai shoqërohej nga babai dhe avokati i tij dhe do të takohet me drejtorin e Roma-s Monchi këtë fundjavë për të finalizuar transferimin.

Coric gjithashtu pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë 1 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat