Juventus nis kontaktet me Atletico-n për Godin

Futboll

Juventus nis kontaktet me Atletico-n për Godin

Më: 26 maj 2018 Në ora: 19:49
Diego Godin

CalcioMerkato zbulon se Juventus ka kontaktuar Atletico Madrid për blerjen e qendërmbrojtësit Diego Godin.

32-vjeçari Godin ka vërtetuar vitet e fundit se është një nga mbrojtësit më të qëndrueshëm në Evropë dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atletico-s në katër sezonet e fundit.

Edhe këtë sezon, ai ka impresionuar me klubin spanjoll, duke luajtur në 30 ndeshje të La Liga-s.

Dhe sipas CalcioMercato, Juventus ka nisur kontaktet me Atletico për blerjen e Godin. Ai shihet si një blejre e lirë nëse Medhi Benatia largohet nga klubi.

Kontrata aktuale e Godin skadon më 2019.

Zonja e Vjetër mendon se ai do të ishte një blerje e goditur, jo vetëm për shumën por edhe për eksperiencën e madhe të uruguaianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat