Milan dhe Valencia projektojnë shkëmbimin e sulmuesve…

Futboll

Milan dhe Valencia projektojnë shkëmbimin e sulmuesve…

Më: 26 maj 2018 Në ora: 19:50
Bacca dhe Simone Zaza

Milan mund të përdorë interesimin e Valencia për Carlos Bacca që të marrë Simone Zaza, ka shkruar sot shtypi në Itali dhe Spanjë. Bacca ishte i huazuar te Villarreal në sezonin e kaluar, por “nëndetësja” e verdhë nuk ka ndërmend të paguajë 16 milionë euro për blerjen përfundimtare të tij dhe nga ana tjetër kolumbiani nuk dëshiron të kthehet në “San Siro”.

Valencia është e interesuar për të dhe nga ana tjetër, Milan kërkon sulmuesin e Valencia, Zaza, kësisoj ka shumë mundësi që të ndodhë shkëmbimi gjatë verës.

Bacca shënoi 18 gola në 43 ndeshje zyrtare me Villarreal, por do të jetë 32 vjeç duke nisur nga muaji shtator dhe kjo ka stepur klubin spanjoll, por jo Valencia që kërkon futbollistë me përvojë duke qenë se do të luajë në Champions League.

Simone Zaza, i cili muajin e ardhshëm do të mbushë 27 vjeç, nuk ka qenë gjithmonë titullar te Valencia, edhe pse ka shënuar 13 gola në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat