Të gjitha shifrat që duhet të dini për finalen e madhe…

Futboll

Të gjitha shifrat që duhet të dini për finalen e madhe…

Më: 26 maj 2018 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Finalja e Champions League në stadiumin “NSC Olimpiyskiy” në Kiev do të vërë përballë dy nga ekipet më të lavdishme në Europë: Real Madrid që kërkon trofeun prestigjioz për herë të 13-të (e treta radhazi) dhe Liverpool, që kthehet në finale pas 11 vitesh me dëshirën për të marrë trofeun për herë të gjashtë…

– Me një fitore në Kiev, Real Madrid do të bëhej skuadra e katërt që e fiton tre herë radhazi Ligën e Kampioneve, e para që ia del dy herë pasi pesë trofeve radhazi (1956-1960). Të vetme dy klube të tjera që kanë fituar tre trofe radhazi kanë qenë Ajax (1971–73) dhe Bayern (1974–76).

– Zindine Zidane mund të bëhet trajneri i parë në historinë e futbollit që fiton tre herë radhazi Champions League.

– Me një sukses në Kiev, Ronaldo do të bëhej futbollisti i pestë që fiton pesë herë Ligën e Kampioneve, duke barazuar rekordin e Paco Gento (i vetmi që ka fituar gjashtë trofe), Alfredo Di Stéfano, José María Zárraga dhe Paolo Maldini.

– Nëse shënon gol, Ronaldo mund të bëhet i pari futbollist që shënon në dy finale radhazi në Ligën e Kampioneve, pas Roth në vitet 1975 dhe 1976.

– Cristiano Ronaldo (15 gola, 3 asist) dhe Roberto Firmino (10 gola, 8 asist) janë dy futbollistët që kanë marrë pjesë në numrin më të madh të golave në këtë edicion të Champions League.

– Kjo ndeshje e sotme do të jetë një përsëritje e finales së vitit 1981, ku Liverpool mposhti Real Madrid 1-0 në Paris. Që atëherë, Real nuk ka humbur më asnjë finale…

– Finalja e vitit 1981 ka qenë e vetmja ku një skuadër angleze ka mundur një spanjolle. Në tre përballjet e tjera kanë triumfuar iberikët, Barcelona-Arsenal në vitin 2006 (2-1), Barcelona-Manchester United në vitet 2009 dhe 2011 (2-0 dhe 3-1).

– James Milner dhe Roberto Firmino me nga 8 asiste janë rekordmenët e këtij edicioni të Champions League në këtë aspekt. Askush në të kaluarën e Champions nuk ka dhënë 9 asiste në një edicion.

– Për Real Madrid është finalja e 16-të e Champions League, më shumë se çdo ekip tjetër. Ka humbur vetëm tre 1962 (Benfica), 1964 (Inter), 1981 (Liverpool)

– Kjo është finalja e tetë për Champions League dhe ka humbur vetëm dy: 1985 (Juventus) e 2007 (Milan)

– Liverpool ka sulmin më të mirë në këtë edicion të Champions League me 40 gola, vetëm Barcelona (45 gola 1999/00) dhe Real Madrid (41 gola në 12/13) kanë shënuar më shumë.

– Liverpool nuk ka pësuar gol në gjashtë ndeshje të këtij edicioni të Champions League, më mirë se çdo ekip tjetër.

– Skuadrat spanjolle kanë fituar në gjashtë finalet e fundit kundër anglezeve në Kupat e Europës. Anglezët e fundit që kanë triumfuar kanë qenë pikërisht futbollistët e Liverpool në finalen e Kupës UEFA 2001, 5-4 ndaj Deportivo Alaves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat