Zbulohet klauzola e lirimit të Martinez tek Inter

Futboll

Zbulohet klauzola e lirimit të Martinez tek Inter

Më: 26 maj 2018 Në ora: 19:55
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez ka mbërritur në Itali për vizitat mjekësore dhe tashmë po dalin në skenë detajet e kontratës së tij me Inter, duke përfshirë një klauzolë 111 milionë euro.

Sulmuesi ka udhëtuar nga Argjentina ditën e premte dhe është parë në një restorant me Zv. Presidentin e Inter, Javier Zanetti.

Sipas Correre dello Sport, kosto e operacionit do të jetë eventualisht 25 milionë euro plus 10% të një shitjeje potenciale drejt klubit të tij të vjetër Racing Club Avellaneda.

Do të ketë një klauzolë lirimi në kontratën e tij me vlerë 111 milionë euro – vetëm 1 milionë më shumë se shoku i tij tek Inter, Mauro Icardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat