Chiellini bëhet tifoz me Liverpool dhe zbulon: Juventus dhe Real kanë diçka të përbashkët

Futboll

Chiellini bëhet tifoz me Liverpool dhe zbulon: Juventus dhe Real kanë diçka të përbashkët

Më: 26 maj 2018 Në ora: 20:18
Giorgio Chiellini

Giorgio Chiellini dhe babai i tij do të mbështesin Liverpool ndaj Real Madrid në finalen e Champions League.

Real Madrid ishte ekipi që eliminoi Juventus në atë çerekfinale dramatike në Bernabeu.

“Me ndeshjen që praktikisht kishte përfunduar, një penallti e dyshimtë na prish humorin të gjithëve, siç e patë edhe në televizor,” shprehet Fabio Chiellini, babai i Giorgio-s, për Mediaset Premium.

Kur pyetet se për cilën skuadër do të bëjë tifo i biri i tij, përgjigja e tij ishte e pritshme: “Normalisht që do të bëjmë tifo për Liverpool, si Giorgio ashtu edhe unë.

“Mesa duket Real nuk është shumë i pëlqyer, siç jemi edhe ne tek Juventus, pasi fitojmë gjithmonë.

“Është normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat