Emery zbulon: Neymar është “shefi” te Paris SG…

Futboll

Emery zbulon: Neymar është “shefi” te Paris SG…

Më: 26 maj 2018 Në ora: 22:03
Unai Emery

Trajneri i ri i Arsenal, Unai Emery ka thënë se Neymar ishte ai që drejtonte Paris Saint Germain dhe jo trajnerit! Spanjolli beson se Neymar u largua nga Barcelona gjatë verës së kaluar sepse Lionel Messi ishte ai që komandonte në “Nou Camp”. “Unë e kuptoj se kur jam përgjegjësi kryesor në skuadër dhe kur jo. Neymar ishte shefi atje…” – tha Emery për “France Football”.

“Eshtë një proces me të cilën trajneri duhet të bashkëjetojë dhe kjo ishte përvoja e parë e tillë për mua. Në çdo klub duhet të dish rolin që ke dhe kjo bëhet e qartë për të gjithë. Për mendimin time, Neymar ishte lideri. Prandaj erdhi te PSG, për të qenë lider, te Barcelona ishte Messi i tillë. Te Manchester City komandon Pep Guardiola, te PSG komandon Neymar,” – deklaroi trajneri i ri Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat