Khedira: Në Itali televizorët do të mbeten të fikur

Futboll

Khedira: Në Itali televizorët do të mbeten të fikur

Më: 26 maj 2018 Në ora: 22:04
Sami Khediraf

Pas seancës stërvitore të së shtunës, dy lojtarët e Gjermanisë Sami Khedira dhe Leon Goretzka dhanë një konferencë për shtyp.

Gjatë intervistës të dy mesfushorëve është folur për shumë tema, si finalja e Champions League, Kupa e Botës dhe jeta në klube.

Khedira, i cili ka tre vite që luan te Juventus, ka folur edhe për mungesën e Italisë në Rusi 2018.

“Natyrisht është një ndjesi e çuditshme, pasi Italia është ndër ekipet më të mëdha të historisë.

“Meqë jeto aty, e kam përjetuar të gjithë trishtimin e kombit italian. Nga shokët e ekipit, ai që e vuajti më shumë ka qenë Gigi Buffon.”

Kur pyetet se, se për cilën skuadër do të bëjnë tifo italianët në Botëror, mesfushori merr këtë përgjigje: “Nuk e di. Por besoj se asnjë televizor do të qëndrojë i ndezur në Itali gjatë Kupës së Botës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat