Dortmund gati të paguajë klauzolën e yllit të Nice

Futboll

Dortmund gati të paguajë klauzolën e yllit të Nice

Më: 26 maj 2018 Në ora: 22:05
Michael Seri

Luciden Favre nuk do të jetë transferimi i vetëm nga OGC Nice te Borussia Dortmund. Sipas mediave eurpoiane, mesfushori Jean Michael Seri mund të ndjekë hapat e trajnerit të tij.

BVB është në kërkim të përforcimeve për merkaton e verës dhe është gati të paguajë klauzolën e lirimit të 26-vjeçarit.

Mesfushori qendror ka një klauzolë të frikshme plot 40 milionë euro.

Lojtari i përfaqësueses së Bregut të Fildishtë nuk përflitet për të parën herë për një largim nga Ligue 1. Gjatë verës së kaluar ishte Barcelona që shfaqi interes për të. Spanjollët gjithsesi u tërhoqën nga operacioni.

Ai ka një kontratë deri më 2019 me klubin francez dhe prandaj thuhet se ai do të shitet këtë vit në mënyrë që të mos rrezikohet që ai të largohet verën e ardhshme me parametra zero.

Gjithsesi, sipas The Sun, konkurrenca për firmën e tij është e madhe, pasi janë edhe Arsenal, Chelsea dhe Napoli që duan mesfushorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat