Ja fakti, kur Afrim Tovërlani luante përkrah Vokrrit e Muriqit në ish Jugosllavi, në një fitore spektakolare

Futboll

Ja fakti, kur Afrim Tovërlani luante përkrah Vokrrit e Muriqit në ish Jugosllavi, në një fitore spektakolare

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2018 Në ora: 11:13
Afrim Tovërlani

Afrim Tovërlani ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, në moshën shumë të re 18-19 vjeç. Ai ka pasur disa ndeshje përkrah Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Zoran Batroviqit, Mensur Nexhipit, Sahit Kelmendit, Skënder Shengylit, Rafet Prekazit, Xhevdet Muriqit etj. Tovërlani është paraqitur edhe në pesë ndeshje standarde dhe shumë të rëndësishme.

Image

Formacionet

Një ndeshje spektakolare ka qenë mes Prishtinës dhe Velezhit të Mostarit, e zhvilluar me 30 mars në stadiumin e Prishtinës, në kuadër të javës së 22-të të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë.

Image

Prishtina kishte triumfuar me rezultat 3:2 me golat e Fadil Muriqit që realizoi në minutën e 15-të, 37', 50' dhe për Velezhin shënuan: Juriq (18') e Tuce (70').  Tovërlani luajti në pjesën e dytë dhe ishte futur në vend të Koliqit.  Pas kësaj fitore Prishtina ishte ngritur në vend të pestë me 24 pikë të mbledhura. Tovërlani është trajneri më i trofeshëm i pasluftës në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat