Martiri: Një fitore do të na garantonte kualifikimin në Europë

Futboll

Martiri: Një fitore do të na garantonte kualifikimin në Europë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 14:53
Shqipëria

Fitorja 3:0 që kombëtarja e femrave në volejboll arriti në Izrael ndaj kombëtares vendase, ka rritur ndjeshëm shanset e Shqipërisë për të shkuar në fazën finale të Ligës së Europës. Shqipëria ka 2 fitore (të dyja të arritura jashte fushe) dhe një humbje, ndërkohë që në fazën finale shkojnë dy ekipet e para të çdo grupi. Vajzat kuqezi renditen në vendin e dytë në Grupin B, një pozicion i mirë, ndërkohë që ndaj Gjeorgjisë dhe Izraelit, ekipe që i ka mundur dhe që renditen poshtë saj, Shqipëria do t’i presë në Tiranë javën e ardhshme.

Trajneri Altin Martiri ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e deritanishme e skuadrës, sidomos nga fitorja e fundit në Izrael, që ishte një reagim i mirë pas humbjes në Tiranë me Austrinë. “Kjo ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, luajtëm shumë mirë dhe jam i kënaqur me paraqitjen e vajzave në fushë. Edhe ndeshjen e radhës do ta luajmë ndaj Izraelit, këtë herë në Tiranë dhe një fitore do të na garantonte kualifikimin për në fazën finale. Ndaj fitorja është objektivi i vetëm, duke mos zhgënjyer para fansave tanë”, u shpreh Martiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat