Arena ku nis dhe përfundon Botërori 2018

Futboll

Arena ku nis dhe përfundon Botërori 2018

Më: 29 maj 2018 Në ora: 10:56
Arena e Botërorit 2018

Stadiumi "Luzhniki" i Moskës është stadiumi më i madhe i Kampionatit Botëror të Rusisë 2018-të.

Në këtë stadium do të zhvillohet ndeshja hapëse e botërorit me 14 qershor si dhe finalja e madhe me 15 korrik.

Luzhniki ka një kapacitet të pabesueshëm prej 81,000 vendesh të lira.Luzhniki ishte stadiumi kryesor i Lojrave Olimpike të 1980, që organizonte ceremonitë e hapjes dhe mbylljes, si dhe disa nga garat, duke përfshirë edhe finalen e turneut të futbollit.

Një stadium i kategorisë së 4 nga UEFA, Luzhniki priti finalen e Kupës UEFA në vitin 1999 dhe finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2008 ku Manchester United mposhti skaudrën e Chelsea pas penalltive.

Stadiumi është ndërtuar midis viteve 1955 dhe 1956 dhe fillimisht është quajtur “Stadiumi Qendror Lenin”. Fusha u rinovua në vitin 1996 dhe është ndërtuar gjerësisht në përgatitje për Kupën Botërore 2018. Në këtë stadium perveq ndeshjes hapëse dhe finales do te luhen edhe tre ndeshja tjera gjatë fazës se grupeve, ndeshja e tretë e rundit 1/16 dhe gjysmëfinalja e dytë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat