Austria përbys Gjermaninë, rikthim i hidhur për Neuer

Futboll

Austria përbys Gjermaninë, rikthim i hidhur për Neuer

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 21:53

Të detyruar nga rreshjet masive të shiut, përballja mes Austrisë dhe Gjermanisë ka nisur me vonesë, sikur për të vonuar disfatën e papritur të kampionëve të botës, të cilët mbrëmjen e sotme në atë që mund të konsiderohet nga testet e fundit para fillimit të Kupës së Botës, u mundën me përbysje me rezultatin 2-1 nga kufitarët e tyre.

Pikërisht një debutim i hidhur i të shumëpriturit Manuel Neuer, i cili u rikthye në portë, në ndeshjen e tij të parë pas plot 599 ditësh, ndërsa në mbrojtje të portës së Gjermanisë që nga Tetori i vitit 2016, kur luante përballë Irlandës së Veriut në një përballje të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Dy gola të pësuar në ndeshjen e tij të parë, vështirësojnë edhe më shumë pozitat e portierit që dëshiron të rifitojë vendin e titullarit në portën e Gjermanisë për Botërorin që nis në Rusi pas vetëm pak ditësh.

Ishte Gjermania ajo që kaloi e para në vantazh me Mesut Ozil, që shënoi në minutën e 11’, kur pas një shërbimi të Siebenhandl, godet dhe dërgon topin në rrjetë. Një epërsi dhe superioritet i gjermanëve që ka zgjatur deri në minutën e 53’, kur Austria ka barazuar rezultatin.

Ishte Martin Hinteregger ai që ka barazuar shifrat, pas një topi të servirur në mënyrë perfekte nga David Alaba, për të ndarë mes tyre Hector dhe Neuer, falë një gjuajtje me të djathtën. Ishte pikërisht minuta e 53’ që në fakt nisi një përmbysje surprizë.

Vetëm 16’ minuta më vonë, në të69’, Alessandro Schöpf ka kaluar Austrinë në avantazh. Julian Baumgartlinger pasoi për Stefan Lainer në të djathtë të zonës së rreptësisë, aty ku ky i fundit ka shërbyer për Schöpf, që në tentativën e tij dërgon topin në rrjetë. Neuer i mposhtur dy herë brenda natës, për t’i dhënë Austrisë fitoren 2-1, pavarësisht reagimit dhe përpjekjeve pa rezultat të Gjermanisë deri në momentin e fundit për të shënuar.

Austri 2-1 Gjermani
Golat: (Hinteregger 53′, Schöpf 69′ — Özil 11′)

Austria: Jörg Siebenhandl — Sebastian Prödl, Aleksandar Dragovic, Martin Hinteregger — Stefan Lainer, Florian Grillitsch, Julian Baumgartlinger, David Alaba — Peter Zulj, Alessandro Schöpf — Marko Arnautovic.

Gjermania: Manuel Neuer — Joshua Kimmich, Niklas Süle, Antonio Rüdiger, Jonas Hector — Sami Khedira, Ilkay Gündogan — Julian Brandt, Mesut Özil, Leroy Sané — Nils Petersen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat