Mourinho nuk ndalet, pas Fred kërkon edhe talentin e PSG-së

Futboll

Mourinho nuk ndalet, pas Fred kërkon edhe talentin e PSG-së

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 14:40
ilustrim

Pasi ka siguruar mesfushorin e Shakhtar Donetsk për shumë e 52 milionë stërlinave, skuadra e Manchester United po përgatitet për një tjetër blerje të madhe. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, trajneri Jose Mourinho ka vendosur në krye të listës së shpenzimeve mesfushorin e PSG-së, Marco Verratti, për të cilin është gati të paguajë 75 milionë stërlina. Ka kohë që përflitet se Verratti do të largohet nga kampionët e Francës dhe me ardhjen e trajnerit të ri kjo mund të bëhet realitet, ndaj dhe Mourinho po kërkon një mesfushor fantasist për skuadrën e tij.

Duke qenë se mesfushorët Fellaini dhe Carrick do të largohen nga skuadra e United këtë verë, trajneri portugez kërkon dy zëvendësues të denjë dhe pas Fred, Verratti konsiderohet si ideal për lojën e Mourinho. Mesfushori italian konsideroheti si Xavi për sa i përket magjisë me topin dhe mund të krijojë shumë aksione sulmuese për skuadrën e United. Duket se trajneri Jose Mourinho kërkon të ndërtojë një skuadër me lojtarë teknikë, që të përballet me “armë” të njëjta me rivalët e City. Palët kanë nisur bisedimet dhe pritet që Verratti të kompletojë transferimin në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat