Mensur Nexhipi si i çmendur në ish Jugosllavi të vitit 1986, Dinamo Zagrebi mbeti pa fjalë!

Futboll

Mensur Nexhipi si i çmendur në ish Jugosllavi të vitit 1986, Dinamo Zagrebi mbeti pa fjalë!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 qershor 2018 Në ora: 13:16
Në këmbë: Abdyl Bellopoja, Darko Bellojeviq, Muhamed Kolenoviq, Xhevdet Muriqi, Gani Llapashtica, Pekoviq. Ulur: Mensur Nexhipi, Sahit Kelmendi, Vlladisllav Gjukiq, Fadil Muriqi dhe Kujtim Shala.

Pjesa e 37-të (edicioni i katërt për Prishtinën 1986-87): Prishtina vazhdojë me serinë e mirë të rezultateve sidomos Mensur Nexhipi shpërtheu me gola në katërt takimet e fundit të vjeshtës në elitën e futbollit ish jugosllav në vitin 1986. Ai shënoi pesë gola në katër ndeshjet e fundit të vjeshtës së acartë. Në javën e 14-të, Prishtina importoi pikë të madhe nga Maksimiri, duke barazuar 1:1 me Dinamon e Zagrebit, në sfidën e luajtur me 23 nëntor. Mensur Nexhipi kaloi në epërsi Prishtinën pikërisht në minutën e 36-të, kurse Bogdanoviq barazoi shifrat 1:1. Dinamo mbetet pa fjalë për faktin se humbi pikë të madhe në vatër të saj. Në javën e 15-të, ndeshje spektakolare mes Prishtinës dhe Zhelezniçarit nga Sarajeva.

Kjo ndeshje u luajt në kuadër të javës së 15-të dhe me 30 nëntor në stadiumin e Prishtinës. Prishtina avancoi me 3:1, pastaj ishte në disavantazh me 3:4 dhe takimi përfundoi 4:4. Mensur Nexhipi si i çmendur, dot nuk ndalej me het-trikun e tij, ka qenë ferri i skuadrës boshnjake. Për Prishtinën shënuan: Nexhipi (20’, 24’ e 62’-nga penalltia), Muharrem Sahiti (33’) dhe për Zhelezniçarin realizuan: Pavlloviq (13'), Baliq (35' e 60’), Jankoviq (43'). 

Prishtina sërish baras, kësaj radhe në Osijek.  Kjo ndeshje u luajt me 7 dhjetor, java e 16-të. Futbollisti Stoimir Urosheviq shënoi për Prishtinën në minutën e 8-të, por Rakella në atë të 32-tën shpëtoi Osijekun nga humbja. Në javën e fundit të vjeshtës përkatësisht e 17-ta, Prishtina triumfoi me rezultat minimal 1:0 kundrë Spartakut të Suboticës. Në një kohë të ftoftë  të 14 dhejtorit, në kryeqytet Prishtina fal golit të Mensur Nexhipit nga penalltia pikërisht në minutën e 4-të e mundi me 1:0 Spartakun. Nesër (me 8 qershor) do të lexoni se si e Shukri Paçadara shokoi Beogradin.

Java 14

Me 23 nëntor

Partizani - Hajduku       4:1

Buduçnosti - Radniçki   2:0

Slloboda  - Vardari       1:1

Çeliku - Sutjeska     3:1

Rijeka - C. Zvezda    2:1

Dinamo Z - Prishtina     1:1

Zhelezniçari   - Osijek       3:1

Dinamo V - Velezhi        2:1

Spartaku - Sarajeva     0:0

Me 26 nëntor

Zhelezniçari - Spartaku      2:2

Tabela

 1.Vardari        16 (15:14)

 2.Velezhi         14 (34:21)

 3.Partizani      14 (24:11)

 4.Dinamo Z      14 (20:11)

 5.Hajduku        14 (16:20)

 6.Buduçnosti     13 (21:12)

 7.Osijeku        13 (17:20)

 8.Dinamo V      12 (18:23)

 9.Radniçki N    11 (13:16)

10.Sutjeska      10 (24:19)

11.Rijeka        10 (25:23)

12.Spartaku       10 (14:20)

13. Çeliku          9 (23:27)

14.Zhelezniçari    8 (26:20)

15.Slloboda        8 (16:26)

16.Prishtina       7 (12:21)

17. C. Zvezda      5 (16:18)

18. Sarajeva       4 (12:24)

Java 15

Me 30 nëntor

Osijeku - Spartaku      1:0

Prishtina - Zhelezniçari  4:4

C. Zvezda - Dinamo Z     5:2

Sutjeska - Rijeka       0:0

Vardari - Çeliku        2:0

Radniçki - Slloboda      1:1

Hajduku - Buduçnosti    1:2

Velezhi  - Partizani     1:1

Sarajeva - Dinamo V     1:0

 Tabela

1.Vardari        18 (17:14)

 2.Velezhi         15 (35:22)

 3.Partizani      15 (25:12)

 4.Buduçnosti     15 (23:13)

 5.Osijeku        15 (18:20)

 6.Dinamo Z      14 (22:16)

 7.Hajduku        14 (17:22)

 8.Radniçki   12 (14:17)

 9.Dinamo V      12 (18:24)

10.Sutjeska      11 (24:19)

11.Rijeka        11 (25:23)

12.Spartaku       10 (14:21)

13.Zhelezniçari    9 (30:24)

14.Çeliku          9 (23:29)

15.Slloboda        9 (17:27)

16.Prishtina       8 (16:25)

17.C. Zvezda      7 (21:20)

18.Sarajeva       6 (13:24)

Java 16

Me 7 dhjetor

Osijeku - Prishtina     1:1

Partizani - Sarajeva     1:0

Buduçnosti - Velezhi        2:0

Slloboda - Hajduku       1:0

Çeliku  - Radniçki   2:0

Rijeka - Vardari       3:1

Dinamo Z - Sutjeska     2:2

Zhelezniçari - C. Zvezda    0:1

Spartaku - Dinamo V     0:0

Tabela

 1.Vardari        18 (18:17)

 2.Partizani      17 (26:12)

 3.Buduçnosti     17 (25:13)

 4.Osijeku        16 (19:21)

 5.Velezhi         15 (35:24)

 6.Dinamo Z      15 (24:18)

 7.Hajduku        14 (17:23)

 8.Rijeka        13 (28:24)

 9.Dinamo V      13 (18:24)

10.Sutjeska      12 (26:21)

11.Radniçki    12 (14:19)

12.Çeliku         11 (25:29)

13.Spartaku       11 (14:21)

14.Slloboda       11 (18:27)

15.Zhelezniçari    9 (30:25)

16.C. Zvezda      9 (22:20)

17.Prishtina       9 (17:26)

18.Sarajeva       6 (13:25)

Java 17

Me 14 dhjetor

Prishtina - Spartaku      1:0

C. Zvezda - Osijeku       4:1

Sutjeska - Zhelezniçari  2:1

Vardari - Dinamo Z     2:0

Radniçki - Rijeka       3:1

Hajduku - Çeliku        2:0

Velezhi - Slloboda      4:3

Sarajeva - Buduçnosti    2:1

Dinamo V  - Partizani     0:3

Tabela

1.Vardari        20 (20:17)

 2.Partizani      19 (29:12)

 3.Velezhi         17 (39:27)

 4.Buduçnosti     17 (26:15)

 5.Hajduku        16 (19:23)

 6.Osijeku        16 (20:25)

 7.Dinamo Z      15 (24:20)

 8.Sutjeska      14 (28:22)

 9.Radniçki    14 (17:20)

10.Rijeka        13 (29:27)

11.Dinamo V      13 (18:27)

12.C. Zvezda     11 (26:21)

13.Çeliku         11 (25:31)

14.Prishtina      11 (18:26)

15.Spartaku       11 (14:22)

16.Slloboda       11 (21:31)

17.Zhelezniçari    9 (31:27)

18.Sarajeva       8 (15:26)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat