Kluivert te Roma për 20 milionë euro

Futboll

Kluivert te Roma për 20 milionë euro

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 15:52
Kluivert te Roma për 20 milionë euro

Mediat italiane bëjnë me dije se Roma është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për të nënshkruar me talentin e Ajax, Justin Kluivert. Për holandezët do të shkonin 20 milionë euro plus një përqindje të caktuar në rast të një shitjeje të futbollistit në një tjetër klub në të ardhmen. Futbollisti ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me vlerë 1.4 milionë euro ne sezon.

19-vjeçari ndiqej edhe nga ekipe të tjera, ndërsa konsiderohet një futbollistë me perspektivë. Babai i Justin, Patrik Kuivert, në fakt ka deklaruar se edhe një sezon të “harkëtarët” do t’i bënte mirë djalit të tij, por Roma ka këmbëngulur par ta veshur me fanellën verdhekuqe që këtë verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat