Ku po shkon Cristiano Ronaldo?

Futboll

Ku po shkon Cristiano Ronaldo?

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 16:32
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo me shumë mundësi do të largohet nga Real Madrid këtë verë.

Ylli portugez menjëherë pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, pati befasuar të gjithë me një deklaratë duke lënë të kuptohet se largimi nga Real Madrid do të ndodhë.

Këto deklarata filluan të merren me seriozisht kur nga Real Madrid u largua trajneri Zinedine Zidane.

Media spanjolle ‘Marca’ sot ka bërë një artikull rreth së ardhmes së Cristiano Ronaldos.

‘Marca’ shkruan se jo shumë skuadra kanë mjete financiare për të nënshkruar me pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Sigurisht që destinacioni i parë i tij mund të jetë Manchester United, ish skuadra e tij, që tani drejtohet nga Jose Mourinho, me të cilin trajner Ronaldo ka punuar te Real Madrid.

Një opsion është edhe Manchester City, skuadër që financiarisht qëndron shumë mirë, dhe drejtohet nga Pep Guardiola.

Destinacionet tjera që përmenden janë edhe PSG, Bayern Munich, Juventus, MLS dhe Superliga e Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat