Reagon Ismet Munishi: Fadil, ke qenë idolli im

Futboll

Reagon Ismet Munishi: Fadil, ke qenë idolli im

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 12:15
Fadil Vokrri

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Pas lajmit të hidhur për vdekjen e tij kanë reagur shumë personalitet të njohura e ndër ta është edhe trajneri i mirënjohur kosovar Ismet Munishi.

"Gjithmone ke ditë me na befasu, me golat e tu me pranimin ne FIFA dhe Uefa, por kjo befasia e sodit legjend na ka trondit. Eshte vertet qe e kreve misionin por jo me ike kaq heret, kemi pas nevoj Hala per ty. Por une do te mbaj mend si futbollist sepse ke qen idolli ime lojtari me I mire I te gjithe koherave. Prehu ne paqe miku ime", ka shkruar Munishi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat