Sadiku në shitje

Futboll

Sadiku në shitje

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 12:33
Armando Sadiku

Duket se kaq ka zgjatur aventura e Armando Sadikut në Spanjë. Sulmuesi, sipas asaj që raporton “Marca” është një nga lojtarët që do të largohet. Klubi ka rinovuar me sulmuesit kryersor Boateng dhe Roxher, dhe ai që e pëson është pikërisht shqiptari.

27-vjeçari i kushtoi Levantes rreth 1 milionë euro, kur ajo e bleu nga Lexhia e Varshavës. Eksperienca nuk është nga më të mirat, pasi Sadiku nuk arriti të shënonte asnjë gol në La Liga. Ai arriti të luante vetëm 6 ndeshje, nga të cilat 4 si titullarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat