Messi thumon madrilenët: “Dopieta” në Spanjë më me vlerë se Championsi

Futboll

Messi thumon madrilenët: “Dopieta” në Spanjë më me vlerë se Championsi

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 16:59
Lionel Messi

Lionel Messi dha një intervistë të gjatë për gazetën katalane “Sport”, ku foli me superlativa për sezonin e Barcelonës, që pavarësisht se nuk arriti t’i shkonte deri në fund Championsin, pasi u eliminua në çerekfinale nga Roma, siguroi triumf të dyfishtë në futbollin spanjoll, duke fituar La Liga-n dhe Kupën e Mbretit.

“Zhvilluam një sezon të madh, të cilin e mbyllëm me dopietë. Është e vërtetë që ëndrra e të gjithëve është Championsi, por nuk është nevoja për të minimizuar sezonin që kemi bërë. Të fitosh kampionatin dhe Championsin janë dy gjëra të ndryshme”, u shpreh ai.

Messi nuk do ta ndërronte kurrsesi suksesin e dyfishtë në futbollit spanjoll me triumfin në Champions.

“Jo, nuk e ndërroj. Gjatë gjithë sezonit kemi humbur vetëm tre takime, por patëm fatin e keq që të eliminoheshim nga kompeticioni më emocionues. Të fitosh La Ligan dhe Kupën e Mbretit është shumë e rëndësishme, pavarësisht asaj që ndodhi në Champions”, tha Messi.

Por a ka ndikuar “Pleshti” në bisedimet për të marrë Antoine Griezmann nga Atletico e Madridit dhe a është prioritet afrimi i francezit?

“Nuk e di nëse është prioritet. Jam dakord me drejtuesit që për të fituar Championsin League-n duhet të kemi lojtarët më të mirë. Griezmann është një prej tyre. Nëse klubi do të arrijë ta blejë, do të jem i lumtur. Ai është shumë i zoti. Por e theksoj, kjo është çështje e sekretarisë teknike, nuk e di nëse është prioritet”, shtoi ndër të tjera ylli argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat