Brazili deklason Austrinë, gati për Botëror

Futboll

Brazili deklason Austrinë, gati për Botëror

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 18:03
Neymar

Përfaqësuesja braziliane është gati për Kupën e Botës. Skuadra e drejtuar nga Tite ka treguar edhe njëherë se është favorite për të ngritur trofeun, teksa ka mposhtur Austrinë 3-0 në Erns Happel të Vienës.

Ashtu si në ndeshjen ndaj Kroacisë, skuadra e Tite-s e filloi ndeshjen me një kujdes të veçantë duke studiuar kundërshtarin teksa me kalimin e minutave aksionet drejt portës së Austrisë po shtoheshin derisa Gabriel Jesus zhbllokon rezultatin në minutën e 36’.

Pas pushimit filloi spektakli. Neymar turpëron një nga mbrojtësit dhe më pas portierin në golin e dytë të Brazilit të shënuar në minutën e 63’.

Pak minuta më pas erdhi edhe goli i tretë i shënuar nga Coutinho pas një tjetër aksioni model të brazilianëve të cilët mund të kishin shënuar më shumë pasi hapësirat dhe rastet nuk mungonin, por tre gola mjaftojnë për t’i shtirë frikën kundërshtarëve në Kupën e Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat