Owen: Brazili është skuadra më e fortë e botës

Futboll

Owen: Brazili është skuadra më e fortë e botës

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 19:20
Owen

Kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja e parë nga 64 të Kupës së Botës, ku Rusia vendase do të presë Arabinë Saudite. Ka disa ekipe që konsiderohen si favorite për të fituar trofeun duke nisur nga Gjermania, kampione e Botës në fuqi, Spanja, Brazili, Franca, Argjentina dhe ndoshta Portugalia, Belgjika e Anglia, por kur e pyesin për këtë temë, ish-fituesi i “Topit të Artë”, Michael Owen, aktualisht opinionist televiziv, i ka idetë e qarta. “Franca ka ekip shumë të mirë, por unë jam skeptik për ta. Spanja dhe Gjermania gjithashtu janë të forta, por unë mendoj se Brazili është skuadra më e fortë e Botës. Unë mendoj se ata janë favoritët kryesorë, ky është parashikimi im.” – tha Owen. Më pas, në analizën e tij, ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Liverpool shtoi: “Brazili ka Alisson dhe Ederson, dy nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim. Ka lojtarë të nivelit të lartë në mbrojte dhe mesfushorë që vrapojnë shumë dhe luftojnë në çdo sektor. Pastaj, me Neymar, Gabriel Jesus, Coutinho, Willian, Firmino dhe Douglas Costa kanë talent me bollëk në sulm dhe mund të shënojnë në çdo moment të ndeshjes. Ata do të jenë ekipi për t’u mundur në Rusi”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat