Nainggolan drejt Interit, Roma fiton para dhe dy lojtarë të talentuar

Futboll

Nainggolan drejt Interit, Roma fiton para dhe dy lojtarë të talentuar

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 00:31
Radja Nainggolan

Radja Nainggolan është drejt transferimit te rivalët e Romës, Interi.

Mesfushori belg është dëshira e madhe e Interit që disa vite por që Roma refuzonte shitjen e tij.

Inter vazhdon të insistojë për lojtarin belg dhe tani ka bërë një ofertë zyrtare për Romën.

Neroazzurrët kanë ofruar 25 milionë euro ‘cash’ si dhe një futbollist mes Joao Mario, Antonio Candreva dhe Vecino.

Por Roma ka refuzuar këtë ofertë pasi Giallorosët po kërkojnë dy futbollistët e rinj Davide Bettella dhe Marco Pompetti.

Giallorosët po kërkojnë 40 milionë euro dhe dy talentët e Interit për ta lënë të lirë Nainggolanin.

Sipas medieve italiane marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse Interi ngritë ofertën në 35 milionë dhe ofron dy lojtarët e talentuar.

Nainggolan është pjesë e Romës që nga viti 2014 kur iu bashkua nga Cagliari.

Në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra kineze Guangzhou Evergrande.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat