Kështu duket Shaqiri me shokë në aeroplan drejt Rusisë

Futboll

Kështu duket Shaqiri me shokë në aeroplan drejt Rusisë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2018 Në ora: 12:57
Xherdan Shaqiri me shokë nisen drejt Rusisë

Trimat e kombëtares së Zvicrës nisen për në Rusi, ku mbahet Kampionati Botëror – “Rusia 2018” në futboll, nga data 14 qershor e deri me 15 korrik. I madh dhe i vogël me padurim e presin ngjarjen e madhe, ndërsa Zvicra është në grupin E me pesë herë kampionin e Botës, Brazilin, me Kosta Rikën dhe Serbinë.

Image

Granit Xhaka

Xherdan Shaqiri me shokë nisen drejt Rusisë. Pas një minikampi gati dyjavor në Lugano, me dy ndeshje miqësore, ku barazuan me rezultat 1:1 me Spanjën, pastaj e mundën me 2:0 Japoninë, ishte një test i mirë për përzgjedhësin e Zvicrës, Vlladimir Petkoviç, i cili me 23 lojtarë nisen për në Rusi. 

Image

Valon Behrami

Në mesin e tyre edhe katër shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka e Blerim Xhemaili. Rreshti i parë i ulëseve është i rezervuar për shefat.  Zvicra me 17 qershor do të takohet me Brazilin, në ndeshjen e parë të grupit E.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat