Ronaldo: Ja ëndrra ime më e madhe e jetës

Futboll

Ronaldo: Ja ëndrra ime më e madhe e jetës

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 16:46
Ronaldo:Ja ëndrra ime më e madhe e jetës

Netët ruse kanë nisur për disa nga ekipet që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror. Njëra syresh është edhe Portugalia e Kristiano Ronaldos. Kampionët e Europës në fuqi janë grumbulluar në Lokalitetin e Kratovos. Në stërvitjen e tyre të parë të hapur për publikun ishin rreth 400 tifozë, shumica e të cilëve ishin fëmijë që kishin ardhur për të parë nga afër idhullin e tyre. Etje- Ronaldo njihet për etjen e tij për sukses.

Një fitore në “Rusi 2018” do ta legjitimonte si ndër më të fortët në historinë e futbollit e pa dyshim do ta ndihmonte për të fituar duelin e përjetshëm me Leo Mesin. 32-vjeçari e di mirë që ky është takimi i tij me historinë dhe nuk toleron në asnjë detaj. Duele- Në stërvitjen e hapur për spektatorët, sulmuesi i Realit të Madridit dukej i përqendruar në maksimum. Ronaldo luftonte çdo top sikur të ishte duke luajtur që tani finalen, por nuk ngurronte të jepte këshilla për shokët, duke i nxitur që të jepnin më të mirën në çdo centimetër të fushës.

Në një moment të caktuar, ai ftoi edhe publikun e pranishëm që të mbanin qetësi, fundja askush më mirë se CR7 nuk e njeh recetën e suksesit. Arritje- Në një intervistë për “The Sun”, Ronaldo ka folur edhe për objektivat e tij në këtë kampionat botëror, duke deklaruar se: “Fitimi i Kupës së Botës është gjëja më e mirë që një futbollist mund të arrijë në karrierën, sepse bëhet fjalë për një përfaqësim të kombit dhe sepse nuk është një trofe i lehtë për t’u fituar. Të çoj Kupën e Botës në Portugali do të ishte ëndrra më e madhe e jetës sime dhe do të thotë se unë do të kisha fituar gjithçka”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat