Vieira trajneri i ri i Nices

Futboll

Vieira trajneri i ri i Nices

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:04
Vieira

Skuadra franceze Nice ka zyrtarizuar tashmë zëvendësuesin e Lucien Favre, trajnerit që drejtoi skuadrën në sezonet 2016-2018 dhe që këtë verë iu bashkua Dortmundit. Bëhet fjalë për ish mesfushorin e njohur francez, Patrick Vieira, i cili është prezantuar zyrtarisht te klubi kuqezi. Mesfushori ka një karrierë shumë të pasur si futbollist, pasi ka luajtur me klube si Interi, Milani, Juventusi, Manchester City, Arsenal, etj. Si trajner ai ka punuar së fundi në MLS-në amerikane, ku ka drejtuar New York City-n, deri në fundjavën që lamë pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat