Neymar: Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll

Futboll

Neymar: Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:18
Neymar: Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll

Sulmuesi brazilian, Neymar, është ankuar në lojën e ashpër të futbollistëve të Austrisë. Neymar ka filluar të gjejë formën e duhur në prag të Botërorit, pas lëndimit që e ka mbajtur për më shumë se tre muaj jashtë fushave të blerta. Njëjtë si ndaj Kroacisë, ashtu edhe kundër Austrisë, Neymar arriti të realizonte një gol tejet të bukur, por më shumë sesa për paraqitjen e tij dhe atë të skuadrës në këtë miqësore, braziliani foli për lojën e ashpër që zhvilluan futbollistët austriakë duke akuzuar ekipin kundërshtar. “Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll, por UFC. Të paktën askush nuk është lënduar”, ka thënë Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat