Gavazaj: Po të kishim më shumë përkrahje!

Futboll

Gavazaj: Po të kishim më shumë përkrahje!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2018 Në ora: 19:46
Zenel Gavazaj

Shumica e njohësve të futbollit e kanë konstatuar se kampionatin që e lamë pas (Superliga) ka qenë prej më të mirëve. Një rivalitet i madh mes skuadrave dhe deri në javën e fundit nuk është ditur se cila do të jetë kampione dhe në dy-tri javët e fundit se cila do të bie nga elita. Skuadra me renome Liria nga Prizreni përfundoi në vend të pestë me 48 pikë, por me pak fat do të ishte edhe më lartë në klasifikim. Sulmuesi i talentuar i Lirisë, Zenel Gavazaj, tha se ka qenë një edicion interesant, por sipas tij po të kishin më shumë përkrahje do të ishin edhe më mirë me rezultate. 18-vjeçari tha se dy skuadra e befasuan për të keq, ndërsa në anën tjetër është i kënaqur me hapësirën që ka pasur në klubin me renome.  

“Bota sot”: A jeni i kënaqur me edicionin e fundit, me rezultatet e Lirisë?

Zenel Gavazaj: Jam i kënaqur, por mund të kishim bërë edhe më shumë po të kishim përkrahje më të madhe.

“Bota sot”: A ishte prej kampionateve më cilësore?

Zenel Gavazaj: Mendoj se ishe me cilësori, arsyeja që kishte trajnerë nga Shqipëria apo edhe lojtar me përvojë të cilët i dhanë cilësi ligës.

“Bota sot”: Liria deri vonë në garë për titull, çfarë i mungojë në tetë apo nëntë javët e fundit?

Zenel Gavazaj: Po të kishim përkrahje më të madhe besoj se edhe në ato tetë javët e fundit do të kishim rezultate edhe më të mira.

“Bota sot”: Ju si sulmues, a keni pritur më shumë apo i keni tejkaluar pritshmëritë?

Zenel Gavazaj: Jo, thjesht jam i lumtur për ato minuta që më ka dhënë trajneri edhe besoj që ja kam shpërblye me gola dhe asistime.

“Bota sot”: Sipas jush, cila ishte befasia me e madhe për të keq?

Zenel Gavazaj: Mendoj se befasia më e madhe për të keq është rënia nga kategoria e Besës dhe Vëllaznimit.

“Bota sot”: A do të mbetesh edhe më tej në Liri?

Zenel Gavazaj: Kam disa oferta por njëherë për njëherë nuk kam vendos asgjë, jam duke shikuar.

“Bota sot”: Çfarë i mungon më shumë futbollit në përgjithësi?

Zenel Gavazaj: Mendoj se i mungon infrastruktura dhe që duhet të punohet më shumë me lojtar të rinj sepse në Kosovë ka shumë talente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat