Dënimi i Skënderbeut

Futboll

Dënimi i Skënderbeut

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 12:50
Dënimi i Skënderbeut

Luftë” për 260 mijë euro, por në fund bonusi rrezikon të mos përfitohet nga klubet e kampionatit shqiptar. Qeveria e futbollit europian jep këtë shpërblim për çdo klub kampion që, pas pjesëmarrjes në Europë, nuk shkon dot deri në fazën e grupeve (Liga e Kampioneve apo Liga e Europës). Dënimi i Skënderbeut dy vite më parë nga UEFA, ku u shpall i papërshtatshëm për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, ka hapur një precedent që në këtë moment askush nuk i jep dot përgjigje.

Ironia e fatit bëri që korçarët të dënoheshin sërish, këtë herë me një masë drastike, prej 10 vitesh përjashtim nga kompeticionet europiane. Në këto kushte, në Ligën e Kampioneve do të marrë pjesë Kukësi, i cili e mbylli sezonin në vendin e dytë. Kësisoj, me Skënderbeun jashtë Europës, praktikisht shpërblimi që UEFA jep për klubet kampione bëhet “nul” në rastin e korçarëve, sepse sipas rregullores 260 mijë euro jepen vetëm për ato ekipe që marrin pjesë dhe që nuk shkojnë dot deri në fazën e grupeve. Çfarë do të ndodhë këtë edicion me Kukësin në Champions? A do të shpërblejë UEFA klubin e vendit të dytë, duke njohur atë si kampione apo do të veprojë si dy vite më parë? Këto janë dilemat e mëdha, për më tepër që në vitin 2016, vetë UEFA konfirmoi se 260 mijë euro u “dogjën” për kampionatin shqiptar.

Në atë edicion ishte Partizani që zuri vendin e Skënderbeut, por në fund rezultoi që bonusin nuk e morën as të kuqtë dhe normalisht as korçarët që mbetën jashtë Europës. Nisur nga buxhetet që kanë klubet shqiptare, duket si një fatkeqësi fakti që mund të digjet kjo shumë e majme. Megjithatë, është UEFA që vendos dhe mbetet për t’u parë se si do të procedohet këtë edicion, kur për momentin njihet Kukësi si skuadra që do të jetë pjesë e turit të parë të Ligës së Kampioneve. Dilemat shuhen vetëm në momentin kur KASi i Lozanës i jep të drejtë Skënderbeut, duke lejuar korçarët të marrin pjesë këtë edicion në Champions, duke qenë se çështja e dënimit me 10 vite nga UEFA është në gjykim. Në këto kushte, 260 mijë euro i përfiton Skënderbeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat