UEFA nderon Vokrrin me një minutë heshtje

Futboll

UEFA nderon Vokrrin me një minutë heshtje

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 18:14
UEFA nderon Vokrrin me një minutë heshtje

Zëvendëskryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe menaxheri i licencimeve, Bajram Shala, po e përfaqësojnë Kosovën në Kongresin e FIFA-s dhe në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror “Rusia 2018”. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka mbajtur një takim paraprak me të gjithë anëtarët e këtij asociacioni dhe takimi ka nisur me një minutë heshtje në nderim të presidentit Fadil Vokrri. Presidenti i UEFA-s e ka kujtuar presidentin e FFK-së me fjalët më të mira, si një njeri të jashtëzakonshëm, futbollist kulminant dhe si punëtor të madh e vizionar për zhvillimin e futbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat