Zyrtare, Berisha kalon te Sampdoria

Futboll

Zyrtare, Berisha kalon te Sampdoria

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 20:17
Sampdoria

Pasi të dyja klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët, Valon Berisha ka kaluar nga FC Salzburg te Sampdoria.

Kosto e transferimit do të jetë 8 milionë euro dhe gjithçka ka lindur nga dëshira e futbollistit për të shkuar në Genoa, pasi javën e kaluar vizitoi ambientet e klubit.

Nesër, Berisha do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratën për skuadrën italiane. Pikërisht në ditët e prezantimit të tij, Sampdoria mund të marrë një tjetër Berisha, Etritin, portieri i kombëtares kuqezi.

Valon Berisha ka luavjtur 20 ndeshje me kombëtaren e Norvegjisë, por që nga viti 2016 është pjesë e kombëtares së Kosovës. Vëllai i 25-vjeçarit Veton Berisha, luan me Rapid Wien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat