Igli Tare në Belgjikë, ja goditja e radhës për Lazio… - Bota Sot
Igli Tare në Belgjikë, ja goditja e radhës për Lazio…

Futboll

E premte, 20 korrik 2018

Igli Tare në Belgjikë, ja goditja e radhës për Lazio…

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 21:29
Igli Tare

Lazio e ka seriozisht për Wesley. Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, është gati të fluturojë për një Belgjikë për t’u përpjekur të bindë klubin e Club Brugges, pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me futbollistin.

Edhe Paulo Nehmy, menaxheri i sulmuesit të lindur në vitin 1996, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes, duke konfirmuar se Roma është destinacioni i ardhshëm i lojtarit: “Ka ardhur koha që të shkojë në një kampionat të rëndësishëm dhe Lazio përbën një arsye të mirë. Interesimi është real, por nuk mund të japim detaje të tjera, para se klubet të konfirmojnë marrëveshjen. Wesley ka dëshirë të shkojë te Lazio.”

Oferta e parë prej 7 milionë eurosh është refuzuar nga klubi belg, që kërkon të paktën 10 milionë euro. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare pasi Tare do të shkojë në Belgjikë dhe ka shumë gjasa që të kthehet me brazilianin, por a do të jetë “goditja” e tij e radhës? Koha do ta tregojë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test