Arsenal raportohet se ka ofruar 30 mln euro për Lucas Torreira por nuk po arrin marrëveshjen me mesfushorin e Sampdoria-s.
Sipas Sport Mediaset, Arsenal po përgatitet të paguajë 5 milionë euro më shumë se klauzola e tij në mënyrë që të mposhtin konkurrencën.
Gjithsesi, media italiane shprehet se akoma nuk ka një marrëveshje për kontratën e uruguaianit.
Kjo nuk duhet të vijë si një surprizë, duke parë se Napoli është përfolur për një transferim të Torreira por edhe klubi italian e kishte të vështirë të arrinte marrëveshjen me lojtarin.