Verratti mund të largohet nga PSG

Futboll

Verratti mund të largohet nga PSG

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 00:43
Marco Verratti

Agjenti Mino Raiola dëshiron që ta largojë Marco Verrattin nga Paris Saint-Germaini – bëjnë të ditur mediat franceze.

Manchester Unitedi, Juventusi dhe Real Madridi, janë disa prej klubeve të interesuara për shërbimet e mesfushorit italian, i cili mund të ndërrojë skuadër.

Le10Sport, Maxi Sport dhe Paris Team raportojnë se Verratti është takuar me trajnerin e ri të PSG-së, Thomas Tuchel, i cili i ka kërkuar që të humbë peshë para sezonit të ri.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit është shumë rigoroz kur është fjala për dietat ushqimore dhe u ka thënë të gjithë lojtarëve që t’i ndryshojnë shprehitë ushqyese.

Nga ana tjetër, sipas calciomercato.com, edhe Raiola është i interesuar që ta largojë klientin e tij nga Parc des Princes gjatë kësaj vere.

Barcelona nuk është më e interesuar, por shumë klube të tjera i duan shërbimet e mesfushorit.

Pritet të shihet nëse Veratti do të kthehet në Itali apo do të luajë në ndonjë ligë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat