Nga grumbullimi i Brazilit mbërrijnë deklaratat e portierit të Romës që përfaqëson ekipin verdhejeshil.
E ardhmja ime? Jeni në ankth që ta dini! Ndërsa unë jam shumë i përqendruar te Botërori dhe nuk dua që asgjë të ndërhyjë në paraqitjet e mia”, deklaroi Alisson.
“Menaxheri imp o përballet me situatën bashkë me drejtuesit e Romës. Do të bëj zgjedhjen më të mirë për mua dhe ekipin verdhekuq, pavarësisht faktit nëse qëndroj ose largohem. Për momentin përqendrohem tek e tashmja. Për të tjerat do të mendojmë më vonë”, deklaroi portieri brazilian.