Rafa Benitez mund ta marr drejtimin e Spanjës

Futboll

Rafa Benitez mund ta marr drejtimin e Spanjës

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:21
Rafa Benitez

Spanja mund ta emërojë Rafa Benitezin si trajner të ri të kombëtares pas largimit të Julen Lopeteguit.

Ky i fundit do të marrë përsipër drejtimin e Real Madridit pas Kupës së Botës dhe Spanja është tani në kërkim të një strategu të ri.

Besohet se spanjolli do të mund të marr drejtimin e kombëtares duke pasur parasysh që më parë ka drejtuar Real Madridin dhe Liverpoolin.

Në të vërtetë, shefi aktual i Newcastle Unitedit ishte i lidhur me punën te kombëtarja përpara se 51-vjeçari të ishte emëruar në vitin 2016.

Spanjolli gjithashtu ishte një ndër kandidatët për punën e trajnerit të West Ham Unitedit para se Manuel Pellegrini të merr drejtimin e klubit anglez.

Benitez është në vitin e fundit të kontratës me Newcastlen dhe nuk pritet që të vazhdojë bashkëpunimin me qymyrxhinjtë.

Ai ka arritur ta rikthej në Ligën Premier skuadrën e Newcastlet pas një vit qëndrimi në Championship.

Trajneri 58-vjeçar në CV ka të shkruar fitimin e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin, ndërsa fitoi edhe Kupën e UEFA-s me Valencian, Liverpoolin dhe Chelsean.

Ai kaloi gjashtë muaj në Real Madrid në vitin 2015 dhe u shkarkua kur kishte dy pikë më pak se Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat