Trump me koment të papritur për Kupën e Botës

Futboll

Trump me koment të papritur për Kupën e Botës

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 19:29
Donald Trump

SHBA, Meksika dhe Kanada do të jenë mikpritësit e Botërorit 2026 pasi që arritën ta mposhtin ofertën e Marokut dhe kjo është një kënaqësi e veçantë edhe për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka lavdëruar punën e “madhe” të SHBA, Meksikës dhe Kanadasë për të siguruar kështu Botërorin e vitit 2026.

Oferta e United e mposhti atë të Marokut me 134-65, duke i dhënë të drejtë këtyre tre shteteve që ta organizojnë Botërorin e radhës pas tetë viteve.

Ky vendim do të thotë se për herë të parë në histori të Botërorëve tri kombe apo tre shteti do të organizojnë një Botëror.

Më 2002, Japonia dhe Koreja Jugore e kishin bashkëorganizuar kampionatin, që është rasti i vetëm që ai është zhvilluar në dy shtete, edhe pse kampionatet europiane janë mbajtur disa herë nga dy shtete që nga viti 2000.

Përderisa kjo do të jetë hera e parë për Kanadanë, e cila ka përvojë vetëm në një Botëror atë të 1986, e që do të mbahet kampionati, më parë edhe SHBA edhe Meksika e kishin bërë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat