Super oferta nga Gjermania për Strakoshën!

Futboll

Super oferta nga Gjermania për Strakoshën!

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 10:54
Thomas Strakosha

Thomas Strakosha mbylli një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin personal me Lazion, duke i ngjitur me shpejtësi shkallët e karrierës.

Pas largimit të Berishës, ai u mendua si zëvendësues i Federico Marchetti, por e bëri të harrohet portierin që “largoi” Berishën nga Lazio dhe tashmë ka përfunduar në elitën e portierëve në Europë.

Kërkesa të shumta kanë mbërritur te Igli Tare për portierin e kombëtares shqiptare, ku e fundit dhe ndoshta më tunduesja për Lazion ka ardhur nga Gjermania.

Bayer Leverkusen është i gatshëm të paguajë 30 milionë për portierin shqiptarë dhe Lazio ka nisur menjëherë punën për të gjetur zëvendësuesin.

Si pasardhës i Berishës, drejtuesit e Lazios po mendojnë për Marco Sportiello, i cili ka një vlerë prej 5 milionë eurosh dhe që nuk po gjen hapësirë të Atalanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat