Pas shkarkimit Lopetegui kthehet në Madrid: Shpresoj që Spanja të fitojë

Futboll

Pas shkarkimit Lopetegui kthehet në Madrid: Shpresoj që Spanja të fitojë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 14:00
Julen Lopetegui

Një ditë para fillimit të Botërorit, Spanja ka shkarkuar trajnerin.

Të mërkuren Julen Lopetegui u largua nga vendgrumbullimi i Spanjës në Krasnodar të Rusisë, duke iu drejtuar aeroportit për të udhëtuar drejt Madridit.

Pasi u përshëndet me futbollistët, ish-trajneri i Spanjës i shkarkuar nga detyra vetëm pak orë më parë iu përgjigj gazetarëve që e ndalën në rrugë me një fjali të shkurtër.

“Jam shumë i trishtuar, por mund të them se kemi një skuadër të mrekullueshme dhe shpresoj të fitojmë Botërorin”, ka theksuar ai.

Arsyeja e shkarkimit të Lopeteguit është se ky i fundit kishte arritur marrëveshje fshehurazi drejtuesve të Federatës Spanjolle me Real Madridin dhe këtë ua kishte bërë me dije vetëm pak minuta para se të zyrtarizohej ky lajm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat