Neymar: Nuk vlej 222 milionë euro

Futboll

Neymar: Nuk vlej 222 milionë euro

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 14:04
Neymar

Neymar ka thënë se nuk vlen 222 milionë euro, shuma që u pagua nga Paris Saint-Germain për ta blerë brazilianin. 

Braziliani është blerja më e shtrenjtë në histori të futbollit, kur kaloi nga Barcelona drejt Ligue 1.

Përjetoni eksperiencën më të mirë Tajlandeze me AS Travel

“Unë nuk jam krenar për çmimin e transferimit, as për faktin se unë jam lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë”.

“Janë vetëm para dhe asgjë tjetër. Nuk mund të ndihmoj. Personalisht, unë do të kisha paguar më pak për veten time”.

“Gjithmonë kam dashur të jem i veçantë, ky ishte qëllimi im”.

“Unë me të vërtetë punova dhe sakrifikoja çdo ditë të jetës sime për t’u bërë një profesionist në një ditë, ishte ëndrra e vetme që kam pasur ndonjëherë.

“Jam krenar që e kam arritur qëllimin tim të fëmijërisë”, ka thënë Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat