Në Shkup ka një ekip që vendos rekorde

Futboll

Në Shkup ka një ekip që vendos rekorde

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 15:16
“Fortuna 2009”

Në afërësi të Shkupit ka një skuadër e futbollit “Fortuna 2009”, e cila duket se është e parapaguar për të shënuar rezultate në futbollin e Maqedonisë kur bëhet fjalë për gjeneratat e reja. Kjo skuadër të mërkurën edhe zyrtarisht u shpall kampion për Ligën rajonale të Shkupi dhe Kumanovës. Fortuna 2009 doli kampione me gjeneratën U15 (2003) dhe UU114 (2004 e më të vegjël). Të dyja këto gjenerata titullin e kampionit e kishin siguruar shumë më herë para se të mbyllej kampionati. U15 e Fortuna 2009 titullin e kampionit e fitoi me një domimin total ku nga 24 ndeshje në 22 prej tyre doli fitues 1 barazim dhe 1 humbje. Këta fituan 67 pikë ose 19 më shum se nënkampioni dhe me një golaverazh 89:17. Portieri Bajrami doli gardiani më i mirë i këtij sezonë, ndërsa sulmuesi Sali Aliji kampionatin e mbylli me 29 gola të shënuar. Gjenerata U14, pati një dominim edhe më të madh.

Image

Këta në 28 ndeshje shënuan 26 fitore 1 barazim 1 humbje. Me golaverazhin 126:19 dhe me 79 pikë ose 22 më shum se skuadra nënkampione. Golashënues më i mirë i kësaj grupmoshe në përgjithsi na doli majtaku Xhezair Abduli me 54 gola të shënuar , që paraqet rekord për këto gara të futbollit të Maqedonisë. Suksesi I kësaj gjenerata U14 mund të llogaritet edhe më I madh pasi gjat sezonit në fanellën e kësaj skuadre kanë lajtur futbollist të lindur në vitin 2005, 2006 e 2007 dhe të njëjtin janë regjistruar edhe në listën e golashënuesve. Kjo është hera e parë që një skuadër në sezonin e njëjtë garues del kampione me dy gjenerata të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat