Menjëherë një sfidë e zjarrtë në diellin e gushtit. Edicioni i ardhshëm i Premier League do të nisë me
fishekzjarrë, duke paraqitur sfidën mes Arsenal dhe Manchester City që në javën e parë. Kjo është përcaktuar nga kalendari i sezonit të ardhshëm që do nisë më 11 gusht, teksa disa ndeshje do të luhen më 12 gusht.
Pra do të jetë një start në ngritje për Unai Emery, që do të debutojë në stolin e “topçinjve” pikërisht kundër kampionëve në fuqi të drejtuar nga Guardiola.
Përveç kësaj ndeshje të fortë në javën e parë, City ka pasur një kalendar të favorshëm sepse përballja e radhës me një ekip pretendent do të jetë kundër Liverpool në muajin tetor.
Kalendari i javës së parë
Arsenal – Manchester City
Bournemouth – Cardiff City
Fulham – Crystal Palace
Huddersfield – Chelsea
Liverpool – West Ham United
Manchester United – Leicester City
Newcastle United – Tottenham Hotspur
Southampton – Burnley
Watford – Brighton
Wolverhampton – Everton