Zbulon agjenti: Klube të mëdha në ndjekje të Brozovic - Bota Sot
Zbulon agjenti: Klube të mëdha në ndjekje të Brozovic

Futboll

E premte, 20 korrik 2018

Zbulon agjenti: Klube të mëdha në ndjekje të Brozovic

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 18:20
Marcelo Brozovic

Agjenti i Marcelo Brozovic zbulon se ka disa klube të mëdha që duan shërbimet e klientit tët ij.

Mesfushori kroat është përfolur si një nga lojtarët që mund të largohen në mënyrë që klubi të mos ketë probleme me Fair Play Financiar, por mesa duket ai nuk kërkon të largohet.

“Mund të konfirmoj se ka disa klube të interesuar për Marcelo, por nuk mund të përmend emra,” shprehet Bicanic për calciomercato.com.

“Marcelo e konsideron Inter-in si shtëpinë e tij, atij i pëlqen Milano dhe po përgatitet të luajë në Champions League. Nëse ai do të qëndrojë apo jo do të varet edhe nga Inter dhe merkato.

“Edhe një rinovim i mundshëm varet nga Inter, dhe strategjia e klubit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme.”

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test