Pelé: “Neymar ishte hija e Messi-t te Barça!”

Futboll

Pelé: “Neymar ishte hija e Messi-t te Barça!”

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 19:44
Messi dhe Neymar

Në një intervistë të dhënë për ‘GQ’, legjenda e futbollit brazilian, Pele, foli për karrierën e tij si futbollist, por ndër të tjera komentoi edhe transferimin e bujshëm të Neymar te PSG, duke u larguar nga Barcelona për shumën rekord të 220 milionë euro. “Pjesa më e madhe e fëmijëve sot sheh Messin, Cristiano Ronaldon dhe Neymar, por njohin edhe emrin e Pele, është një përgjegjësi e madhe, sepse nuk do të mund të bëj kurrë një gabim në jetë, duhet të jem gjithmonë një shpembull për këta fëmijë, por falenderoj Zotin për këtë nder”, deklaroi Pele.

“Mendoj se ishte mirë për atë që u transferua, sepse ka qenë gjithmonë në hijen e Messit. Te PSG pati mundësinë që të dëshmojë atë që mund të bëjë në një skuadër të ndërtuar përreth tij. Është një mundësi për atë që të luajë si numri 10. Shumë para? Në këtë moment jemi në një botë të ndryshme, nuk mund ta krahasoj me kohën time. Mbase vetëm dy ose tre futbollistë në botë vlejnë atë shumë parash. Në kohën time kishte dy ose tre futbollistë në çdo skuadër. Ishin Bobby Moore, Bobby Charlton, Johan Cruyff, Pele, Eusebio, Zico dhe Georgie Best. Tani ke një Neymar, një Cristiano Ronaldo dhe një Messi, dhe vetëm kaq”, u shpreh legjenda e futbollit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat