“Marca” lëshon bombën: Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona

Futboll

“Marca” lëshon bombën: Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 16:21
Neymar

Neymar Junior i është ofruar Barcelonës për t’u kthyer këtë verë. Kështu thotë “Marca”, gazeta e mirënjohur spanjolle, e cila vë në dukje se “disa ditëmë parë, një person i lidhur me futbollistin brazilian, ka kontaktuar me Barcelonën për t’ia ofruar lojtarin e saj të mëparshëm”.

Sipas këtij imformacioni, “qëllimi është për të shqyrtuar gatishmërinë e klubit katalanas për kthimin e mundshëm të Neymar”, i cili një vit më parë u transferua për shifrën rekord botëror të transferimeve, 222 milionë euro, te PSG-ja.

“Marca”, gjithashtu, vë në dukje se “mundësia e rikthimit është shumë e largët”, por në të njëjtën kohë paralajmëron se “askush nuk mendonte se ai do të largohej nga Barcelona një vit më parë, menjëherë pasi e rinovoi kontratën e tij”, dhe kujton se në “Camp Nou” ka rënë poshtë objektivi kryesor i merkatos së verës, Antoine Griezmann, i cili vendosi që të vazhdojë tek Atletico Madrid dhe të refuzojë ofertën e gjigantëve katalanas.

Duket se refuzimi i Griezmann ka bërë që ambienti i lojtarit brazilian të planifikojë një kthim hipotetik të tij në “Camp Nou”. I njëjti informacion sugjeron se “ekziston një faktor, që është me mjaft peshë dhe i ka vënë drejtuesit nën presion. Kjo është ajo që Neymar e di.

Disa lojtarë të Barcelonës kanë treguar pakënaqësinë e tyre, nëse sulmuesi brazilian përfundon duke nënshkruar për Real Madridin”. Siç është e njohur, Neymar është qëllimi i madh i presidentit të klubit të bardhë, Florentino Perez, i cili synon sa më shpejt të jetë e mundur për të nënshkruar me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat