Subotica shpëtoi Prishtinën!

Futboll

Subotica shpëtoi Prishtinën!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2018 Në ora: 16:21
KF Prishtina 1987

Pjesa e 43-të (edicioni i katërt për Prishtinën 1986-87): Prishtina në javën e fundit e siguroi mbijetesën në elitën e futbollit ish jugosllav, në edicionin 1986-87. Në javën e 33-të, Prishtina si vendas mezi e mundi me 2:1 Osijekun, por mbi të gjitha ishin dy pikë të mëdha. Xhevdet Muriqi (15’-nga penalltia) e Kujtim Shala (39') shënuan për Prishtinën dhe Xheko (70') për Osijekun. Në ndeshjen e fundit, Prishtina triumfoi në Suboticë me rezultat 2:1 ndaj Spartakut, një fitore e madhe dhe që shpëtoi në elitë. Pejoviç shënoi në minutën e 13-të për Spartakun dhe Sahit Kelmendi (26') e Vlladisllav Gjukiq (34') për Prishtinën. Prishtina zuri vendin e 14-të me 29 pikë dhe siguroi mbijetesën. Të hënën (me 18 qershor) do të lexoni se si e nisi edicionin e pestë në ish jugosllavi.

Java 33
Me 7 qershor

 
Prishtina - Osijeku       2:1
C. Zvezda - Zhelezniçari  6:1
Sutjeska - Dinamo Z     2:1
Vardari - Rijeka       2:0
Radniçki - Çeliku        1:0
Hajduku - Slloboda      0:1
Velezhi - Buduçnosti    4:0
Sarajeva - Partizani     1:1
Dinamo V - Spartaku      2:1
 
Java 34
Me 14 qershor

Partizani - Dinamo V     5:0
Buduçnosti - Sarajeva     1:1
Slloboda - Velezhi        2:1
Çeliku - Hajduku       3:1
Rijeka - Radniçki  1:0
Dinamo Z - Vardari       4:1
Zhelezniçari - Sutjeska     3:1
Osijeku - C. Zvezda    2:1
Spartaku - Prishtina     1:2
 
Tabela përfundimtare
 
1. Partizani         34  16 11  7  58 29  43
2. Velezhi             34  19  4 11  65 46  42
3. C. Zvezda         34  16  9  9  57 37  41
4. Rijeka                   34  14 10 10  44 42  38
5. Vardari            34  15  8 11  40 39  38
6. Dinamo ZG           34  14  9 11  49 43  37
7. Buduçnosti       34  14  9 11  40 36  37
8. Hajduk Split             34  14  8 12  41 41  36
9. Zhelezniçari     34  14  6 14  55 46  34
10. Sutjeska          34  12 10 12  50 52  34
11. Osijeku                   34  15  4 15  40 44  34
12. Çeliku             34  14  5 15  48 52  33
13. Sarajeva                 34  12  9 13  39 49  33
14. Prishtina                 34  11  7 16  35 48  29
15. Slloboda             34   9 10 15  38 44  28
16. Radniçki              34   9 10 15  29 39  28
17. Dinamo V.          34  10  8 16  29 51  28   
18. Spartaku 34   5  9 20  30 49  19

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat