Si e komenton Shkupi shkuarjen e Jasharoskit në Prishtinë

Futboll

Si e komenton Shkupi shkuarjen e Jasharoskit në Prishtinë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 16:37
Si e komenton Shkupin shkuarjen e Jasharoskit në Prishtinë

Edhe pse Alen Jasharoski e kishte vazhduar kontratën me Shkupin edhe për dy vite, ai sot është larguar nga skuadra në drejtim të Kosovës, ku do të jetë pjesë e KF Prishtinës.

Marrëveshja në fjalë mes Jasharoskit dhe Shkupit ishte e vlefshme për dy vite, ndërsa klubi i kishte mundësuar që vetëm në rast të ndonjë oferte nga klube evropiane, do ti hapte dyert që ai të vazhdojë karrierën e tij në tjetër klub.

Edhe pse rroga e Jasharoskit është rritur për 70%, nuk ka mjaftuar që ai të vazhdojë të mbetet me klubin bardhekaltër nga Shkupi, thuhet nga FC Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat