Zyrtare: Granit Xhaka nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Futboll

Zyrtare: Granit Xhaka nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:25
Granit Xhaka

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, ka nënshkruar sot kontratë të re afatgjate me Arsenalin.
Xhaka, i cili gjendet në Kupën e Botës në Rusi me Kombëtaren e Zvicrës, ka nënshkruar kontratë me Arsenalin, njofton klubi londinez.

Në një video të publikuar në llogarinë zyrtare të Arsenalit në Twitter, Xhaka thotë: “Jam i lumtur dhe krenar që kam nënshkruar kontratë të re me Arsenalin dhe shpresoj se në të ardhmen do të kemi rezultate të mira”.

25-vjeçari u paraqit në të gjitha 38 ndeshjet e sezonit të kaluar në Premierligë, duke qenë titullar në 37 prej tyre dhe duke bërë një paraqitje nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat