Deklarohet trajneri i Belgjikës për ndërhyrjen e De Bruyne në Adnan Januzaj

Futboll

Deklarohet trajneri i Belgjikës për ndërhyrjen e De Bruyne në Adnan Januzaj

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 13:08
Roberto Martinez

Një ndërhyrje brutale nga Kevin De Bruyne në Adnan Januzaj, gjatë seancës stërvitore të parë të enjten nga përfaqësuesja e Belgjikës, zgjoi disa pikëpyetje se mos kishte ndonjë gjë në mes dyshes në fjalë.

Për ndërhyrjen, e cila në fakt ishte e ashpër nga De Bruyne, është shprehur edhe përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez, i cili e ka mbrojtur ndërhyrjen e Kevin De Bruyne, duke deklaruar se dëshiron të shoh pikërisht një luftë të tillë nga lojtarët e tij, para ndeshjes debutuese të belgëve në Kampionatin Botëror, të cilën e zhvillojnë të hënën kundër Panamasë.

“Jemi në një moment të përgatitjeve, ku një ndeshje e tillë e fortë gjatë seancës stërvitore është shumë e rëndësishme, pasi ka një mentalitet fituesi brenda grupit të futbollistëve tonë”, tha Martinez.

“Normalisht se nuk është qëllimi që të lëndohet ndonjëri prej lojtarëve, por tani mund ta dalloni një intensitet të lartë në stërvitje, e cila i ngjan një ndeshjeje të vërtetë”.

“Kemi punuar për një stërvitje të tillë, pa dalë gjërat nga kontrolli dhe ky është një ritëm që na nevojitet, në mënyrë që të përgatitemi për ndeshjet që do t’i zhvillojmë”, deklaroi në fund, përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez.

Belgjika është pjesë e grupit G, bashkë me Anglinë, Panamanë dhe Tunizinë, kurse ndeshjen e parë e zhvillon të hënën më 18 qershor me fillim në ora 17:00 kundër përfaqësueses së Panamasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat